75 Mall Live Search
14:37 / E Hënë, 31 Janar 2022 / B O

Vogëlushi qan dhe i lutet Erdoganit: Xhaxhi President babi im ka 10 vite në burg, më ka marrë malli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte në një miting gjatë ditës së djeshme, ku u përball me një kërkesë të çuditshme nga një fëmijë.

Ndërkohë që Erdogani po fliste, në podium hipi një djalë i vogël, i cili iu lut që t’i nxirrte babain nga burgu.

“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”, shprehet i fëmija duke qarë dhe lutur Presidentit turk që të bëjë diçka që ai të bashkohej me të atin.
Erdogani bën një shenjë nga stafi i tij, e cila nuk kuptohet, megjithatë fëmija i vogël këmbëngul.

Burgjet janë të tejmbushur gjatë viteve të fundit në Turqi, ku krahas personave të dënuar për krime ordinere, shumica e të burgosurve janë mësues, mjekë, infermierë, pjesëtarë të stafeve akademike, gazetarë, etj., të cilët qeveria e Erdoganit i ka shpallur kundërshtarë të saj.