12:27 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vogëlushi “zgjedh” datën special për të ardhur në jetë

Një vogëlush erdhi në jetë në orën dhe datën perfekte. Denarrika Fisher and Charles Bell u bënë prindër të një djali fiks në orën 12:12 të mëngjesit të 12 dhjetorit.

Sapo lindi, ai u konsiderua fëmijë me fat pasi në këtë datë dhe orë ndodhi hëna e fundit e plotë e dekadës.

Vogëlushin që lindi me peshën 3.3 kg e pagëzuan me emrin Denarius. Prindërit nga Illinoisi mirëpritën djalin e tyre dy javë para datës që ishte caktuar.

Ata prisnin që fëmija të vinte në jetë për Krishtlindje, por ai “zgjodhi” datën speciale. Nëna nuk e kuptoi datën dhe kohën derisa ia kujtuan infermieret.

Sipas tyre, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.