12:09 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / OSH

“Vogue” për herë të parë nxjerr në kopertinë një mashkull

Harry Styles është bërë mashkulli i parë që ka zënë kopertinën e magazinës së famshme “Vogue”. Në numrin e ri të magazinës amerikane për muajin dhjetor, Styles do të jetë në ballinën e “Vogue”.

Këngëtari i famshëm që po shëndrrohet edhe në ikonë të modës flet për karrierën, muzikës, stilin dhe planet e të ardhmës në këtë numër.

Styles pozon në kopertinë me një fustan të dizajnuar nga Alessando Michele i Guccit.

“Rrobat e veshura nga burrat dhe rrobat e veshura nga gratë nuk ekzistojnë për mua. Nëse gjej një këmishë që më pëlqen dhe që është për gratë, unë do ta vesh” ka thënë ndër të tjera Styles në këtë paraqitje./Indeksonline/