Vogue prezanton kryeredaktoren e re, pas dorëheqjes së Anna Wintour

Chloe Malle do të bëhet kryeredaktore e American Vogue, pasi Anna Wintour dha dorëheqjen.
Lajmin e bëri të ditur vet magazina Vogue.
39-vjeçarja është ngjitur në renditjen e revistave të modës gjatë 14 viteve të fundit duke u bërë redaktore e Vogue.com dhe duke prezantuar podcast-in e revistës, The Run Through.
Emërimi i Malle shënon një epokë të re për revistën, që konsiderohet si një nga botimet më me ndikim dhe më joshëse të modës.
Wintour njoftoi se po largohej nga roli në qershor, pasi e mbajti këtë pozicion për 37 vjet.
Revista tha se ajo do të mbante pozicione të larta te botuesi i saj.
Anna tha se Malle kishte provuar të ishte e aftë në gjetjen e ekuilibrit midis “historisë së gjatë dhe unike” të Vogue dhe të ardhmes së saj “në vijën e parë të së resë”.
Malle, vajza e aktores Candice Bergen dhe regjisorit francez të filmave Louis Malle, u rrit duke e ndarë kohën midis Parisit dhe Los Angelesit, deri në vdekjen e babait të saj.
Malle filloi punën me orar të plotë në Vogue si redaktore sociale në vitin 2011, në moshën 25 vjeç.
Malle u ngjit në radhët e magazines dhe më vonë u bë redaktore e Vogue.com.