75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 29 Mars 2021 / Blerim

Vojvoda: Çdo humbje e marr afër zemrës, në Spanjë shkojmë për fitore

Mërgim Vojvoda është shprehur i pakënaqur me humbjen ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Suedia e mposhti Kosovën me rezultatin final në 3:0, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes, Mërgim Vojvoda tha se çdo humbje e merr afër zemrës dhe se në Spanjë shkojnë për fitore.

“Çdo humbje e marr afër zemrës. Ne e japim shpirtin në fushë. Ne luajmë me zemër. Por sonte nuk ishim në nivel. Nuk është momenti të flasim për pozita. Aty ku të inkuadron trajneri, aty duhet të luani”, u shpreh ai pas ndeshjes.

“Qendra e mbrojtjes nuk është pozita ime natyrale, por jam munduar ta ndihmoja ekipin, duke dhënë maksimumin”, theksoi ai.

“Ne do të shkojmë në Spanjë për të treguar një fytyrë më të mirë. Duhet të shkojmë në Spanjë për fitore. E kemi shikuar rezultatin sonte me Gjeorgjinë dhe mendoj se mund të bëjmë diçka mirë atje, përfundoi ai.