Vojvoda dhuron super asist në Serie A para ndeshjeve me Kosovën

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka bërë një asist tejet të bukur në javën e 29-të në Serie A.
Skuadra e Torinos mposhti 2:0 Udinesen në një ndeshje tejet interesante, shkruan Indeksonline
Golin e parë në këtë takim e shënoi Duvan Zapata në minutën e 10’të.
Sulmuesi i Torinos shënoi një gol të bukur me kokë, pasi një super asisti nga mbrojtësi “Dardan”, Mërgim Vojvoda.
Vojvoda këtë asist e bëri para ndeshjeve miqësore të Kombëtares së Kosovës gjatë këtij muaji./Indeksonline/
VIDEO E ASISTIT: https://streamin.me/v/415d7344