11:25 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vojvoda direkt në Europa Ligë, UEFA përjashton nga garat Mechelenin

Skuadra e Mechelen, fituesja në fuqi e Kupës së Belgjikës nuk do të marrë pjesë në Europa League, pasi akuzohet për trukim të ndeshjeve. Për rrjedhojë, Standard Liege do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa Genti në play off.

Në muajin shkurt, në Belgjikë, shpërtheu skandali i basteve, ku në lupën e hetuesve përfunduan 17 ndeshje të dyshuara si të trukuara. Pasojat u ndien edhe në Europa. Mechelen, që luante në Divizionin e Dytë në Belgjikë, është përjashtuar për sezonin aktual në Europa League, pasi e kishte fituar të drejtën e pjesëmarrjes pas mrekullisë që bëri në Kupën e Belgjikës, duke mposhtur Gentin në finale.

BRUSSELS, BELGIUM – MAY 1 : The player of KV Mechelen celebrating winning the Croky Cup final match between KAA Gent and KV Mechelen in the King Baudouin Stadium on May 01, 2019 in Brussels, Belgium, 1/05/2019 ( Photo by Nico Vereecken / Photonews via Getty Images)

Më 3 qershor, Federata Belge e Futbollit mori vendimin për ta ndaluar këtë skuadër që të merrte pjesë në garat ndërkombëtare, nëse do të kualifikohej, pikërisht për shkak të trukimit të ndeshjeve.

Fillimisht UEFA kishte dhënë miratimin për pjesëmarrjen e Mechelen në Europa League, por më pas hapi një proces duke e anuluar pjesëmarrjen e kësaj skuadre.