75 Mall Live Search
23:29 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vojvoda: Djemtë ia ditën vlerën fanellës së Kosovës

Tashmë ka përfunduar  takimin ndërmjet Greqisë dhe Kosovës,  duel ky në kuadër të rundit të katër në grupin C’ të Ligës së Kombeve.

Djelmoshat e Challandes u mundua shumë në këtë ndeshje, ku edhe i kishin rastet fantastike për shënim, por asesi nuk e gjetën golin, dhe takimi u mbyll në 0:0, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, pas ndeshjes foli edhe Mërgim Vojvoda, ku tha se kanë bërë befasi për të gjithë, dhe se kanë dhënë maksimumin për këtë ndeshje.


“Më duket se kemi bërë befasi për të gjithë. Befasuam edhe Greqinë me 3-5-2. Kjo solli rezultatin, por kishte edhe dëshirë të madhe. Siç kam thënë, do të japim maksimumin dhe kemi bërë 100%. Nuk ishte lehtë pasi gjysma e ekipit mungonte. Kryesorja ishte t’ia dinim vlerën fanellën e Kosovës. Këtë treguam në fushë dhe jam i lumtur”, ka deklaruar Vojvoda.

“E pamë se nuk i lamë shumë raste Greqisë. Ajo penallti nuk ishte penallti por nuk kishte VAR. Patëm dy raste, duhej të ishim më egoistë dhe të gjuanim. Ajo na dha forcë pasi na tregoi se edhe ne mund të shënojmë dhe në pjesën e dytë ishim më mirë”, tha ai.