Vojvoda fiton derbin shqiptar, mposht Torinon e Asllanit dhe Ismajlit
Como ka arritur një fitore të madhe në Serie A.
Ata mposhtën Torinon, me rezultat të thellë 6-0 duke e bërë skuadrën e Cesc Fabregas një pretendentë kryesor për top 4-she.
Golat u shënuan nga Douvikas(2 gola), Baturina, Da Cunha, Kuhn dhe Caqueret.
Tek ne shihet shihet si një derbi shqiptarësh, pasi që te Como luan mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe te Torino dyshja kuqezi, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.
Como, në renditjen aktuale të Serie A është në pozitën e 5-të me 40 pikë, ndërsa Torino në të 14-tën me 23 pikë./IndeksOnline/

