75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Vojvoda: I treguam botës se mund të luajmë edhe kundër skuadrave të mëdha

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, është shprehur i kënaqur me barazimin e “Dardanëve” kundër Danimarkës.

Kosova dhe Danimarka luajtën baras 2-2, në ndeshjen miqësore në “Fadil Vokrri”.

“Besoj se sot nuk ka qenë i rëndësishëm rezultati, por t’i tregojmë krejt botës së edhe ndaj ekipe të mëdha mund të luajmë mirë”, tha Vojvoda për RTK.

“Me Bullgarin duhet të marrim tri pikët kundër Bullgarisë. Tash jemi fokusuar 100 përqind në këto kualifikim dhe duhet të shikojmë lojë pas lojës dhe tash të shohim se çfarë do të bëhet me Bullgarin, e pse jo të mos kualifikohemi”, theksoi reprezentuesi i Kosovës.