75 Mall Live Search
23:44 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Vojvoda: Ishte mirë me pesë lojtarë mbrapa, spanjollët i presim në shtëpi!

Kombëtarja e Kosovës u mposht 3 me 1 nga Spanja në ndeshjen e dytë para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndeshje e zhvilluar në Sevilla.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe lojtari i Torinos, Mërgim Vojvoda. Mbrojtësi anësor sonte luajti me një sistem të ri në mbrojtje. Ai ishte qendërmbrojtës me dy bashkëlojtarë tjerë, Aliti dhe Dresevic, shkruan IndeksOnline

“Besoj se për neve ishte më lehtë kundër Spanjës me 5 mbrapa. Kemi pasur mundësi të bëjmë më shumë pasime. E kemi parë në lojërat më herët se me katër mbrojtës mund të shkoja më përpara nga na e djathtë. Sot më ka ardhur më lehtë. Ka qenë mënyra më e mirë të mbrohemi kundër Spanjës. “Objektivi i njëjtë. Në këso turnirë duhet vetëm fitorja. Ka qenë vështirë në këso lojë. Duhet të përfundojmë më së miri. I presim në shtëpi. Duhet të bëjmë sa më mirë. Pastaj shkojmë më Suedi e kështu me radhë loje pas loje”, tha ai Vojvoda.

Kujtojmë që Kosova me këtë humbje mbetët me zerro pikë në fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’./IndeksOnline/