16:40 / E Martë, 13 Tetor 2020 / C E

Vojvoda kërkon më shumë përkrahje: Gjithmonë e kemi dhënë maksimumin

Nesër Kosova luan me Greqinë në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mergim Vojvida ka folur para ndeshjes ku ka thënë se do të japin maksimumin në ndeshjen në Athinë, shkruan Indeksonline.

Nuk po vërehet aq shume se jemi to luajt pa shikues. E keni mendimin që nuk jemi tu e dhënë 100% por pa shikues po doket ashtu. Na gjithmonë e japim maksimumin edh nesër nga minuta e parë deri më të fundit kemi me dhënë maksimumin“, ka thënë Mergim Vojvoda në konferencë për media.

Mosloja ndaj Sllovenisë?Normal është pushim, se një lojë dmth shumë, janë 90 minuta më pak  dhe kjo më jep pak më shumë freski“, ka thënë ndër të tjerash ai.

Ma shumë se lojtarët kërkush nuk donë me fitu. Është pandemia, ka lojtar që kanë qenë me Covid dhe që kanë qenë të lënduar. I lus të gjithë tifozët që të qëndrojnë pas nesh. Trajneri është për me na treguar dhe vetëm përkrahja na duhet që e kemi pas dhe që e kena‘, përfundoi mbrojtësi i Torinos.

Mergim Vojvoda pritet që të luaj nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Greqisë. /IndeksOnline/