75 Mall Live Search
17:02 / E Martë, 06 Janar 2026 / L A

Vojvoda me Comon fitojnë përsëri, mposhtin Pisan dhe ngjiten në top 4-she

Como ka arritur një tjetër fitore në vitin 2026.

Ata mposhtën Pisën, me rezultat bindës 0-3, duke e nisur një ecuri prej 3 fitoresh pa pranuar gol.

Golat u realizuan nga Douvikasi (2 gola) dhe Perrone.

Në ndeshje u aktivizua edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili luajti plot 26 minuta dhe pati paraqitje solide.

Como, me këtë fitore ngjitet në pozitën e 4-të në Serie-n A ku numëron 33 pikë, ndërsa Pisa në fund të tabelës me 12 pikë./IndeksOnline/