Vojvoda po i vuan testimet e koronavirusit, përsëri merr vëmendjen me veprimin e tij

Mërgim Vojvoda ka pasur përsëri probleme derisa ka kryer testet për koronavirus.
Ylli kosovar si duket nuk e pëlqen këtë punë dhe po i doket shumë e sikletshme, shkruan Indeksonline.
Në një video të publikuar nga klubi belg, Standard Liege. Vojvoda shihet se nuk e ka për qejf testimin.
Vojvoda e kishte bërë një test për koronavirus edhe në fund të muajit të kaluar bashkë me të gjithë skuadrën e tij, por testimet bëhen rregullisht në mënyrë që të identifikohet sa më shpejt një raste dhe të mos lejohet shpërndarja e virusit. /IndeksOnline/