75 Mall Live Search
15:14 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vojvoda shkëlqeu mbrëmë në Evropa Ligë, këto janë fjalët e tij

Standard Liege arriti fitore dje ndaj Guimares në kuadër të fazës së parë të Evropa Ligës me rezultat 2:0.

Mërgim Vojvoda, anëtar i ekipit belg, ishte protagonist në këtë fitore. Në golin e parë, Vojvoda në tentativë për të asistuar, bllokohet nga lojtari kundërshtar, Hanin e që e huton edhe portierin dhe topi shkoi e u fut në gol duke i dhënë epërsinë fillestare Standard Lieges.

Në minutat shtesë, M’Poku vulosi fitoren, shkruan Indekonline.

Pas fitores, Mërgim Vojvoda në Instagram ka komentuar paraqitjen e mbrëmshme me vetëm dy fjalë: “Çfarë ndjenje”.

Vojvoda ka fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve me paraqitjet e tij me Kombëtaren e Kosovës./Indeksonline/