75 Mall Live Search
23:51 / E Martë, 12 Tetor 2021 / C E

Vojvoda: Sot jemi të mërzitshëm, sepse nuk e kemi kryer punën që është dashtë me kry

Kosova është mposhtur me rezultat 1-2 nga Gjeorgjia në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes ka folur Mërgim Vojvoda, i cili ishte i dëshpëruar me rezultatin.

“Sot jemi të mërzitshëm, sepse nuk e kemi kryer punën që është  deshtë me kry” – tha Vojvoda.

“Nuk duhet shumë fjalë, duhet me punu, nuk duhet me fol, me shku ne Greqi me i marrë 3 pikë”- përfundoi ai.

Kujtojmë se, fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Kosova tashmë renditet e fundit në Grupin B të eleminatoreve dhe ndeshjen e fundit e zhvillon ndaj Greqisë.