Vojvoda: Suedia është e fortë, por nesër duhet me tregu se jemi më të untë

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka dalur në konferencë për media bashkë me trajnerin Franco Foda, një ditë para ndeshjes mes Kosovës dhe Suedisë.
Përpara mediave, Vojvoda u shpreh optimist për duelin e nesërm, pavarësisht disfatës prej 4:0 nga Zvicra, shkruan IndeksOnline.
“Suedia ka kualitet si shtet. Është kombëtare që ka marrë pjesë në shumë Euro dhe Botërorë. Kryesorja është që nesër me tregu se jemi më të untë për fitore sesa ata” deklaroi Vojvoda./IndeksOnline/