75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vojvoda thumbon përsëri kapitenin çek

Kosova arriti fitore falë golit tinëzar të Mërgim Vojvodës me rezultat 2:1

Pas ndeshjes Vojvoda ka thumbuar përsëri kapitenin e Çekisë Suchyn, ku të njëjtën gjë e kishte bërë edhe para ndeshjes në konferencë për media, shkruan Indeksonline.

“S’pranuam gol, por na hini përmas. I hyri përmas Çekisë. Kjo tregon se sa jemi të lidhur krejt bashkë dhe sa jemi rritur si Kombëtare. Se di cili lojtar ishte.. Suxhuk… Sot i treguam ndryshe dhe duhet ta marrim me vete këtë pozitivitet”, u shpreh Vojvoda.

“Dardanët” tani prijnë në grupin A me 8 pikë duke lënë prapa Anglinë e cila ka dy ndeshje më pak./Indeksonline/