Vojvoda vjen nga Belgjika me një dhuratë interesante për Bekajn
Mbrojtësi kosovar, Mërgim Vojvoda, ka ardhur nga Belgjika me një dhuratë të veçantë.
Futbollisti nga Skenderaji, ia ka dhënë portierit Visar Bekaj një fanellë të klubit Standard Liege.
Dy futbollistët në fjalë janë shokë të mirë, shkruan Indeksonline.
Ndryshe, Vojvoda gjatë verës së kaluar u bë me skuadër të re, duke u transferuar nga Mouscroni te Standard Liege. /Indeksonline/
