22:11 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / G T

Vojvodës ia besojnë kornerat, bën asist në ndeshjen ndaj Empolit

Skuadra e Torinos ka barazuar rezultatin ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Golin për 1:1 e shënoi sulmuesi Duvan Zapata në minutën e 60’të, shkruan Indeksonline

Zapata shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin pas një asisti nga mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojovda.

Vojvoda harkoi mirë nga korneri dhe gjeti kokën e bashkëlojtarit të tij./Indeksonline/