12:19 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vokalisti i njohur pranon publikisht se është biseksual: Jam i tërhequr si nga burrat ashtu edhe nga gratë

Vokalisti i rok grupit Walk the Moon, Nicholas Petricca është rrëfyer për herë të parë për seksualitetin e tij.

33-vjeçari i hitit “Shut Up and Dance”  zbuloi se është biseksual në një video të postuar në Instagramin e tij.

“Unë jam biseksual … tërë jetën time kam kaluar si një person normal, djalë i drejtë dhe kjo më ka dhënë mua një privilegj të jetës, praktikisht asnjë thirrje emri ose ngacmimi ose vështirësi rreth seksualitetit tim, zemra ime është me kaq shumë qenie njerëzore LGBTQ + që kanë pasur një përvojë shumë më sfiduese sesa që kam un”, tha ai.

 “Unë jam këtu për të thënë: Unë jam biseksual. Kam ndjenja dhe jam i tërhequr si për burra ashtu edhe për gra, dhe kam pasur përvoja me burra dhe gra, dhe jam krenar për këtë. Unë besoj se seksualiteti është një spektër, dhe unë besoj se shumica e njerëzve ndoshta jetojnë diku midis këtyre skajeve”, u shpreh rokeri.

“Unë dua që ju të dini kushdo që të jeni, unë ju dua dhe Zoti ju do. Jezusi te do. Universi ju do. Një qenie e bukur e përsosur njerëzore dhe ju jeni të dashur. dhe që ju të jeni 100% i lirë të jeni vetvetja – kjo është thelbësore. dhe është thelbësore për të ardhmen tonë. është jetike për të gjithë botën dhe për mua”, përfundoi ai./Indeksonline/