18:28 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Vokrri dhe Haradinaj i japin kupën, kapiteni i Dritës shpërthen në lot (Foto)

Kapiteni i ekipit të Dritës së Gjilanit, Ardian Limani ka marrë kupën e titullit të Kampionëve të Superligës së Kosovës në futboll.

Kapiteni i skuadrës bashkë me shumë lojtarë dhe tifozë kanë qenë shumë emocional në këtë moment kur Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri si dhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj janë afruar për t’u dhënë atyre epitetin e të parëve në futboll të Kosovës, raporton Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni edhe momentin në fjalë ku Limani nuk përmbahet dot nga lotët./Indeksonline/