75 Mall Live Search
19:46 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Volcano Discovery: Tërmeti që goditi Shqipërinë është barabartë me 3 bomba atomike, rreth 60 mijë tonë!

Lëkundje të njëpasnjëshme të tokës kanë shoqëruar Shqipërinë që në orët e para të mëngjesit.

Me një rihter të lartë , tërmetet arritën që të shkatërronin shumë pjesë të qyteteve dhe të shembin ndërtesa të shumta duke shkaktuar kështu vdekjen e 22 personave.

Shumë shqiptarë janë lënduar, e disa vazhdojnë ende të kërkohen nën rrënojat e ndërtesave nga ekipet e kërkim-shpëtimit.

Por tërmetet që goditën Shqipërinë ishin vërtetë të fuqishme, sa njëri prej tyre krahasohet me tri bomba atomike, rreth 60 mijë tonë TNT, shkruan Indeksonline.

Ky krahasim është bërë nga ‘VOLCANO DISCOVERY’ dhe të dhënat e publikuara online.

Sipas të dhënave thuhet se tërmeti me magnitutë 6.4 lirshëm mund të krahasohet me bombë atomike./Indeksonline/