75 Mall Live Search
13:19 / E Hënë, 17 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Volejboll, vashat e Kosovës e fitojnë titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë

Kombëtarja e Kosovës në beach volley U-22, në konkurencën e femrave ka fituar titullin e kampionit në Kampionatin Ballkanik U-22 në rërë.

Dyshja Melirona Avdullahu, Yllka Jashari në finale kanë mposhtur kombëtaren turke me rezultat 2:1 në sete (21:19, 18:21, 15:4).Ballkaniku u mbajt në Shtip të Maqedonisë së Veriut, ndërsa dyshja Avdullahu/Jashari gjatë tri ditëve të garës kanë treguar lojëra cilësore.

Në konkurrencën e meshkujve, dyshja Ermal Maliqi, Erion Bajrami arritën deri në finale, ku u mundën nga finale nga Turqia.