75 Mall Live Search
21:33 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Volejbollisteve kosovare ju mungoi fati për ta fituar medaljen e bronztë

Çifti i Beach Volley Ramadani/Sylejmani kanë arritur të rangohen në vendin e katërt pasi që ato humbën në ndeshjen përcaktuese për vendin e tretë nga Eryildiz/Atasoy me rezultat 0-2 (18-21, 18-21).

Ato ishin mjaftë afër që ta fitonin medaljen e bronztë mirëpo edhe pse nuk e arritën medaljen ky ishte një ndër edicionet më të sukseshme në historikun e Beach Volley të Kosovës, pasi  që arritën të jenë pjesë e e katër çifteve më të mira nga 14 çifte pjesëmarrëse në BVA Kampionatin Ballkanik, që kësaj radhe u mbajtë në Izmir të Turqisë.

Po ashtu edhe në konkurencën e meshkujve Berisha/Mustafa arritën të siguronin vendin e 5-të./Indeksonline/.