75 Mall Live Search
10:48 / E Martë, 20 Prill 2021 / Blerim

Volkan Demir: Vedat Muriqi mund të rikthehet te Fenerbahçe

Gazetari turk, Volkan Demir beson se futbollisti, Vedat Muriqi do të rikthehet te Fenerbahçe.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës po kalon momente të këqija te skuadra italiane, SS Lazio, shkruan IndeksOnline

Demir gjatë një interviste për televizionin turk, tha se Muriqi mund të rikthehet te Feneri gjatë afatit të transferimeve.

“Cisse nuk do të qëndroj te Fenerbahce sezonin e ardhshëm. Njëjtë besoj edhe për Thiam. Pra, Vedat Muriqi mund të transferohet. Emre Belozoglu është në kontakte të vazhdueshme me të”, ka thënë Volkan Demir.

Vedat Muriqi ka shënuar vetëm 2 gola me klubin italian. Sa ishte te Fenerbahce, Muriqi ishte një sulmues i rrezikshëm, ku në një sezon kishte shënuar 15 gola./IndeksOnline/