Volkswagen dhe Ford bashkojnë forcat në ndërtimin e makinave elektrike dhe autonome
Siç pritej, Volkswagen dhe Ford kanë shpallur bashkëpunim e tyre global. Dy kompanitë do të punojnë së bashku mbi disa projekte, duke përfshirë automjetet elektrike dhe teknologjitë autonome, si dhe do të investojnë në sistemin e vetë-drejtimit Argo Al.
Ajo që është më interesante në marrëveshjen midis dy kompanive, është se Ford do të përdorë arkitekturën MEB të kompanisë Volkswagen, për të dizajnuar dhe ndërtuar automjetet plotësisht elektrike duke filluar që nga viti 2023.
Prodhuesi gjerman do të mbështesë markën Ford me komponentë MEB për më shumë se 600,000 automjete për Europën në 6 vitet që vijojnë.
Për më tepër, dy kompanitë po planifikojnë të sjellin një makinë elektrike komplet të re.
Modelet e ardhshme të dy markave do të kenë sistem vetë-vozitje të zhvilluar nga firma e platformës së automjeteve autonome.
Gjithashtu, Volkswagen dhe Ford planifikojnë të shpërndajnë kamionët mesatarë për konsumatorët në të gjithë botën, plan ky i cili do të fillojë zbatimin në vitin 2022, dhe do të ndiqet nga një seri automjetesh komerciale për Europën.