75 Mall Live Search
13:45 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / B O

Volkswagen ndryshon emrin në SHBA!

Pas lajmit të hënën se Volkswagen do të ndryshojë emrin e degës së saj në SHBA nga Volkswagen në Voltswagen, prodhuesi gjerman i automjeteve doli të martën dhe pohoi lëvizjen.

Përveç ndryshimit të emrit kompania do rishikojë gjithashtu edhe dizenjimin e përditësuar për faqen e internetit.

Voltswagen do të jetë emri i brendit për Amerikë. Ndryshimi do të ndodhë në muajin maj.

“Do ta ndryshojmë shkronjën K për T, por ajo që s’do të ndryshojë është vendosmëria e brendit për të prodhuar veturat më të mira për shoferët kudo”, ka thënë presidenti dhe shefi ekzekutiv i Voltswagenit në Amerikë, Scott Keogh. Sipas tij, brendi është duke kaluar drejt të ardhmes elektrike. /IndeksOnline/