Volvo Polestar 2 do të jetë vetura e parë me ‘Android Auto’, konkurrent i denjë për Teslan
Vetura elektrike Volvo Polestar 2 duket se do t’i bëjë konkurrencë Teslas.
Polostar 2 do të bëhet vetura e parë që do të ketë versionin e Google ‘Android Auto’, transmeton Indeksonline.

‘Android Auto’ është një aplikacion i zhvilluar nga Google për të pasqyruar karakteristikat nga një pajisje Android në njësin e informacionit ose të argëtimit në veturë.
Ky aplikacion i Google pritet të vendoset edhe në veturat Audi./Indeksonline/