75 Mall Live Search
12:54 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Von Cramon: Askush nuk është dënuar në Serbi për sulmet ndaj gazetarëve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se për gazetarët të cilët janë sulmuar vitin e kaluar askush nuk është mbajtur përgjegjës.

Von Cramon ka shkruar se duhet t’i ipet fund mosndëshkimit të autorëve të krimit.

“Vitin e kaluar një numër gazetarësh janë sulmuar në Serbi derisa ishin duke e bërë punën e tyre. Por askush nuk është mbajtur përgjegjës nga forcat policore. Ne duhet t’i japim fund mosndëshkimit të autorëve të krimit. Liria e Mediave”, ka shkruar ajo.