23:22 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / AR

Von Cramon – Borrellit: BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar

Raportuesja për Kosovën në Parlamenton Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar ndaj Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Von Cramon i tha Borrellit se ai duhet të kritikojë shtetet ku nuk po implementohet sundimi i ligjit, raporton Indeksonline.

Ju lutem kritikoni shtetet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që kryejnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i ndihmuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet ditore të Policisë”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Borrell kishte thënë se incidentetet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen dhe se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme./Indeksonline/