Von Cramon: Paqja në Ballkanin Perëndimor nuk duhet marrë si e mirëqenë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka kritikuar sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Sipas Von Cramon, vrasja e Bunjakut ka qenë vrasje e paqës, sigurisë dhe jetës në veri të vendit.
“Sulmi brutal ndaj Policisë së Kosovës në Banjska është një kujtesë e ashpër se ne nuk mund ta marrim paqen si të mirëqenë në Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të dënojmë këtë sulm dhe përgjegjësit t’i sjellim përpara drejtësisë” ka thënë ajo.
Von Cramon shtoi se Serbia duhet pakushtëzisht të bashkëpunojë me sistemet e drejtësisë dhe t’i mbajë fajtorë ata që janë përgjegjës, dhe të heqë trupat nga kufiri me Kosovën, duke iu bindur urdhërave të BE-së.