75 Mall Live Search
13:45 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / MSH

Von Cramon përkrah reciprocitetin, i reagon ashpër Grenellit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ish-të dërguarit special të ShBA-së për Kosovën, Richard Grenell.

Grenell, në një postim në Twitter, e ka quajtur Kurtin kryeministër fashist, i cili po vë masa të njëanshme në refuzimin e targave dhe letërnjoftimeve serbe.

“Edhe një herë, kryeministri fashist i Kosovës, radikal i ekstremit të majtë dhe me përvojë, Albin Kurti, në mënyrë të njëanshme bën një lëvizje për të refuzuar targat dhe ID-të serbe në Kosovë. Budallallëk. I pamatur. Dhe i panevojshëm” shkroi Grenell në Twitter.

Kjo deklaratëe tij nuk i ka pëlqyer aspak von Cramonit, e cila e ka këshilluar atë që të bëjë diçka për veriun e Kosovës, në vend se të emërojë “Trump” liqenin e Gazivodës.

“I dashur Ric, nuk është e njëanshme, është reciproke. Trajtim i barabartë për mbajtësit e ID. Herën tjetër në vend që të riemërtoni Gazivodën në Liqenin Trump, provoni ndoshta të zgjidhni disa çështje konkrete për qytetarët në Veriun e Kosovës” ka shkruar ajo.