75 Mall Live Search
09:51 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / MSH

Von Cramon: Propozimi franko-gjerman do t’i hapë Kosovës rrugë të reja të njohjes

Raportuesja e Kosovës në Bashkimin Evropian, Viola Von Cramon, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një konferencë për media, Von Cramon ka deklaruar se propozimi franko-gjerman është një mundësi e mirë për të dy shtetet që të stabilizojnë marrëdhëniet mes tyre.

“Propozimi franko-gjerman është mundësi e madhe dhe do të kërkoja nga secili që është në pushtet dhe mund të marrë vemdnime, t’i shqyrtojë me kujdes këto propozime” deklaroi Von Cramon.

Sipas saj, ky propozim do t’i hapte Kosovës rrugë të reja.

“Mendoj që propozimi franko-gjerman është i ri. Si çdo kompromis tjetër, kërkon një vullnet politik, por aq sa e di është një shtyrje e mirë për Kosovën. Kosova do të përballet më një faqe të re të njohjes, dhe është një vendim i mirë”, vijoi ajo.

Eurodeputetja foli gjithashtu edhe për çështjen e targave dhe të letërnjoftimeve, duke thënë se është shumë e nevojshme që etnitetet të jenë më të integruar dhe më të angazhuar ë shoqëri.

Von Cramon e sheh si të domosdoshme pajisjen me letërnjoftime të Kosovës, të të gjithë qytetarëve.