75 Mall Live Search
11:49 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / OSH

Von Cramon: Sigurohuni që të vendosni interesin e shtetit përpara partisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pasi LDK-ja ka vendosur që të marrë pjesë në votimin për presidentin.

Von Cramon, në Twitter, i ka replikuar ambasadorit gjerman lidhur me këtë çështje, duke shkruar se secili në Kuvend duhet të vendosë interesin e shtetit para atij të partisë.


“Kjo është gjithashtu shpresa ime. Ju lutem sigurohuni që secili në Kuvendin e Kosovës të vendosë interesin e shtetit përpara dhe jo të vetvetes apo të partisë”, ka shkruar Von Cramon.