Von Cramon: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes e kufizon lirinë e shprehjes

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, në një postim në X e ka quajtur vetëvendosje si ushtri digjitale e cila po kufizon lirinë e shprehjes.
Cramon ka shpërndarë në profilin e saj në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”, ku citon ish-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë konfirmuar ekzistencën e një “ushtrie digjitale” për të shpërndarë informacione dhe për të targetuar ata që kanë qëndrime të kundërta.
Thanks for this important piece. Indeed VV digital army limits freedom of speech.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 27, 2024
“In Kosovo, former members of the ruling Vetëvendosje party have also confirmed the existence of a digital army tasked to spread information, enhance digital presence and target opposing views.” https://t.co/G9qlGDnQ3A