Von Cromon: Vizat dhe dialogu të mbeten çështje të ndara

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar pasi çështja e vizave, u hoq nga agjenda e takimit të sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.
Në Twitter, Von Cramon ka shkruar se tërheqja e liberalizimit të vizave nga vendet anëtare të BE-së, është e papranueshme.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë i vonuar dhe duhet të procedohet pa kushte, me ç’rast heqja e tij e sotme nga Këshilli i BE-së, është e papranueshme”, thuhet në postimin e saj.
“Liberalizimi i vizave dhe dialogu Kosovë – Serbi duhet të mbeten çështje më vete”, ka shkruar tutje ajo.
#VisaLiberalisation for #Kosovo is long overdue and must be delivered unconditionally, whereby its today’s removal from @EUCouncil Agenda is absolutely unacceptable.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 23, 2022
The visa liberalisation & 🇪🇺-led 🇷🇸-🇽🇰 #Dialogue must remain separate issues!https://t.co/Q1vYrfQCwY