75 Mall Live Search
21:39 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / MSH1

Von der Leyen deklarohet mbi takimin e nesërm Trump-Zelensky

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur takimin e nesërm ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Nëpërmjet një postimi në “X”, von der Leyen tha se mirëpresin të gjitha përpjekjet që çojnë drejt objektivit të përbashkët – një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Kjo forcon sigurinë dhe aftësitë mbrojtëse të vendit, si një pjesë integrale e sigurisë së kontinentit tonë.

Në vitin 2026, Komisioni i BE-së do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Kremlinin, të mbështesë mbështetjen tonë për Ukrainën dhe të punojë intensivisht për të shoqëruar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE” deklaroi von der Leyen.

Trump dhe Zelensky do të takohen në Florida, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që i jep fund luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.