Von der Leyen e ndërpret Vuçiqin teksa ai i flet për “mesazhin nga Moska”
Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der Leyenit është bërë hit në rrjetet sociale.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Bruksel, gjatë mbërritjes në takimin në Komisionin Evropian, i tha presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se “sapo ka marrë një mesazh nga Moska”.
Von der Leyen iu përgjigj: “Në rregull, le të presim të largohemi nga kamerat”.
Biseda u regjistrua para kamerave dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e gazetarëve evropianë, duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si edhe kritikat e shpeshta ndaj Brukselit për mospërputhjen e Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së.
Për momentin nuk dihet se me çfarë saktësisht ka të bëjë mesazhi nga Moska për Vuçiqin dhe asnjëra palë nuk e ka komentuar zyrtarisht këtë ngjarje.
The mic is always hot. Serbia’s president Vucic last night «I got a message from Moscow now…» von der Leyen aware of cameras «Let’s…let’s wait till we are…» pic.twitter.com/YoDuGOF44R
— Maria Tadeo (@mariatad) December 11, 2025

