75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 15 Prill 2020 / indeksADMonline

Von der Leyen: Evropës i duhet një “Marshall plan i ri” për t’u përballur me Koronavirusin

Buxheti i ri afatgjatë i Bashkimit Evropain duhet të jetë më i “fushqishëm” si përgjigje për krizën e Koronavirusit.

Kështu ka thënë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, raporton CNN.

“Shpesh e kam thënë në të kaluarën se Evropës i duhet një Marshall Plan, ka thënë ajo duke iu referuar pakove stimuluese miliarda dollarëshe amerikane për të rindërtuar Evropën pas luftës së Dytë Botërore.

“Neve na duhen investime publike dhe private për ta ringjallur, për ta rindërtuar dhe për të hapur vende të reja puna”.

“Çelës për këtë një nj buxhet më i fuqishëm i ri i BE-së. Buxheti ka përparësitë që sjell besim brenda të gjitha shteteve anëtare”.

“Ky buxhet i ri shtatëvjeçar duhet të veçohet nga ai paraprak. Do të jetë ndryshe. Do të jetë përgjigje e Evropës ndaj Koronavirusit”.