75 Mall Live Search
15:02 / E Premte, 13 Shtator 2024 / S Z

Von der Leyen fton në takim liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të presë një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor . Kështu njoftoi zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer.

Ai tha se është një drekë pune që do të mbahet për liderët e gjashtë vendeve të rajonit tonë të enjten, më 19 shtator, në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel

Bëhet e ditur se në takim janë të ftuar të ftuar liderët Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut./tv21/