75 Mall Live Search
18:58 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / Gj. Sh

Von der Leyen i jep fund çdo dyshimi: Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë “fund çdo dyshimi” nëse qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza nga një janari i vitit 2024.

Përmes njëpostim në platformen X, ajo është shprehur se BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku, dhe që mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari.

“BE-ja është e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Unionit tonë. Kjo është një rrugë që BE-ja dhe Kosova do të ecin së bashku. Tashmë mund të festojmë faktin që Kosova do të jetë pa viza nga 1 janari”, shkroi Ursula von der Leyen.