10:54 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / AR

Von der Leyen: Kosova ka punuar zellshëm, ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizimin e vizave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen po qëndron në Kosovë. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë mbajtur konferencë për media.

Presidentja ka përsëritur edhe një herë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

Ndërkaq, Von der Leyen i dha të drejtë Osmanit, duke theksuar se janë përmbushur të gjitha standardet.

“Keni shumë të drejtë, keni punuar zellshëm, ju keni treguar gjithmonë vlerat tuaja. Kjo punë e zellshme që e ka berë Kosova është raportuar edhe në komision. Ju gjithashtu keni berë përparim për të luftuar koropisionin që është gjë e mirë, ju kam degjuar sa i përket liberalizimit të vizave, por e keni një aleat, për mua i keni përmbushur të gjitha standardet. Detyra jonë është që të bindim të gjitha këshillin”, shtoi Von Der Leyen.

Von Der Leyen ndau 75 milionë për t’i mbështetur familjet në Kosovë.

“Kosova është pjesë e Evropës. Gjithmonë do të them Evropa nuk është e kompletuar pa Kosovën”, shtoi ajo./Indeksonline/