75 Mall Live Search
13:18 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / A. M.

Von der Leyen: Marrëveshja e arritur në Bruksel e mirë për mbarë rajonin, dialogu tash duhet vazhduar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka mirëpritur lajmin e arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ky është zhvillim tejet pozitiv pas takimeve të mia me PresidentinVuçiq dhe Kryeministrin Kurti”.

“Kjo është e mirë për mbarë rajonin. Tani dialogu duhet të vazhdojë”.

Kujtojm se emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për targat mes dy shteteve.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo gjë u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.

“Ne e kemi një marrëveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën për të vazhduar për sapo është arritur. Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin për gatishmërinë për të negociuar dhe për t’u pajtuar për të mirën e njerëzve”, ka shkruar Lajçak.