75 Mall Live Search
17:10 / E Enjte, 06 Prill 2023 / A. M.

Von der Leyen me paralajmërim ndaj presidentit kinez nëse e furnizon Rusinë me armë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten u takua me presidentin e Kinës, Xi Jinping, të cilin e ka paralajmëruar që të mos dërgojnë armë në Rusi, ose kjo do të ndikonte “në mënyrë të konsiderueshme” në lidhjet me BE-në.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Xi do t’i telefonojë presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy kur të është koha e duhur.

“Ne llogarisim te Kina që të mos ofrojë asnjë pajisje ushtarake, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për Rusinë, sepse të gjithë e dimë se armatosja e agresorit do të ishte kundër ligjit ndërkombëtar”, tha Von der Leyen për mediat pas takimit të saj me Xi.

Tutje, ajo u shpreh: “Kjo me të vërtetë do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Kinës”, shkruan Politico