75 Mall Live Search
11:03 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / FR

Von der Leyen, Osmanit: Po punon shumë për të ardhmen evropiane të Kosovës

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. 

Mëngjesin e sotëm, ajo u takua me presidenten Vjosa Osmani, raporton IndeksOnline.

Pas takimit, von der Leyen u shpreh se Osmani po punon për të ardhmen evropiane të Kosovës, teksa prioritet i saj do të jetë zgjerimi i BE-së.

“E dashur Vjosa Osmani, ju po punoni shumë për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Zgjerimi do të mbetet një prioritet kryesor për mua. Jam e përkushtuar për një të ardhme ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e BE-së” u shpreh von der Leyen përmes një postimi ne “X”.

Pas takimit me Osmanin, presidentja e KE-së do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Këto takime po vijnë në vazhdën e turit Ballkanik të von der Leyen, e cila paraprakisht qëndroi në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. /IndeksOnline/