Von der Leyen vesh jelekun antiplumb, viziton Buchan në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vizituar sot Buchan, qytet në veri të Ukrainës, ku dyshohet se rusët kanë kryer masakër ndaj popullatës civile.
“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj.
“Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit”, shtoi presidentja e Komisionit, teksa shoqërohej nga kryebashkiaku i Buchas dhe të tjerë në këtë vizitë.
Ajo ka marrë pjesë edhe në ndezjen e qirinjve për jetët e shuara në Bucha.

Rusia në anën tjetër ka mohuar të ketë kryer këto masakra.
Megjithatë, ekzistojnë dëshmi që pikërisht forcat ruse qendrojnë pas këtij sulmi.
Ukrainës i është sugjeruar që të formojë një komision hetues dhe së bashku me OJQ-të të dërgojë rastin në gjykatat ndërkombëtare të drejtësisë./Indeksonline/