75 Mall Live Search
07:39 / E Mërkurë, 15 Tetor 2025 / MSH

Von der Leyen vjen në Kosovë, Osmani nikoqire e saj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të presë në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi është njoftuar të fillojë në orën 13:00, raporton IndeksOnline.

Vizita e von der Leyen në Kosovë vjen në kuadër të turit të saj Ballkanik.

Osmani dhe von der Leyen pritet të diskutojnë rreth çështjeve relevante mbi politikën vendore dhe rajonale./IndeksOnline/