Vonesa e projektit milionësh për pakica, zv.kryeministrja Redzepi takohet me ministrin Murati

Me kërkesë të Zëvendës Kryeministres së Kosovës, Emilija Redžepi, u zhvillua një takim me Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati.
Arsyeja për këtë takim të rëndësishëm ishte vonesa shumëvjeçare në përfundimin e një projekti shumëmilionësh për ndërtimin objekteve të banimit për anëtarët e komuniteteve pakicë në të gjithë Kosovën.
Fjala është për projektin tre vjeçar, në implementimin e të cilit, mbi të gjitha, kënaqësinë e shprehin edhe vetë përfituesit; dhe në numrin më të madh të tyre, ndërtimi i shtëpive as nuk ka filluar.
Është formuar grupi punues që do të rishikojë individualisht secilin rast për tri vitet e fundit, edhe atë në të gjitha komunat ku po realizohet projekti, në mënyrë që ky projekt, me ndërgjegje, por edhe sa më shpejt të jetë e mundur dhe sa më profesionalisht të përfundojë.