75 Mall Live Search
07:54 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

Vonesa për t’u bërë gati, Sarah dhe PM ngacmojnë njëri-tjetrin

Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizz-it shqiptar.

Dyshja, të cilët nisën një romancë gjatë kohës që ishin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duken më të lumtur se kurrë me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ata kanë dhe disa “shqetësime”.

Sarah ka publikuar një fotografi në rrjete sociale krahas së cilës ka shkruar: “Mos më beso mua kur them se jam gati për 5 minuta.”

Kjo ka tërhequr vëmendjen e PM, i cili ka shkruar: ‘Veç 5 minuta a?” Ndërsa Sarah ia kthen: “Ti mos fol se vonohesh për vete.”